Sport

Memelli: “Suksesi u takon vetëm lojtarëve, tani të fokusohemi te kampionati”

14 Prill 2021, 16:22 Nga DOSJA
Memelli: “Suksesi u takon vetëm lojtarëve, tani të

DURRES – Trajneri Migen Memelli e kishte paralajmëruar që Skënderbeu do e vlerësonte Kupën e Shqipërisë dhe kështu ndodhi. Numri një i korçarëve, në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, pas kualifikimit në finale do të deklaronte:

“Suksesi u takon vetëm lojtarëve, – duke shtuar. – E prisja këtë paraqitje, kemi luajtur mirë javët e fundit. Lojtarët kanë besim se me këtë lojë mund të fitojmë ndeshje. Lojtarët ishin të shkëlqyer në mbrojtje dhe sulm, edhe pse u bë e vështirë pasi doli Berisha me të kuq. Gjithsesi jam krenar për lojtarët, e menaxhuam rezultatin për shumë minuta. Një gol i fuste në lojë dhe krijonte panik te ne. Jam krenar për çunat, për qytetin. I dhamë bonus të madh skuadrës, qytetit dhe tifozëve”.

“Tani sapo u thashë lojtarëve që kanë luajtur mirë dhe kaq. Për tre ditë kemi akoma ndeshje më të rëndësishme. Finalja i lartëson lojtarët, por është një ndeshje 50 me 50. Duhet të fokusohemi te kampionati dhe të luajmë kështu, në mënyrë që të shpëtojmë sezonin. Të shohim nga kampionati, por kam besim edhe mund ta fitojmë Kupën”.

“Nuk ka diferenca, Laçi e Partizani dolën jashtë nga Kupa, edhe Tirana. Është një Kupë me një takim dhe këtu kanë pasur pak avantazh skuadrat vendase. Fakti që fituam me Teutën është një tregues që nuk ka diferenca mes skuadrave”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport migen memelli skenderbeu teuta migen memelli skenderbeu teuta

Sondazh

Poll