Sport

Aksioner në një kompani bastesh, Ibra rrezikon pezullimin…

14 Prill 2021, 17:11 Nga DOSJA
Aksioner në një kompani bastesh, Ibra rrezikon pezullimin…

SUEDI – Boshnjaku Zlatan Ibrahimoviç është në telashe. Raportohet, se sulmuesi i kuqezinjve të Milanit ka thyer rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, duke u bërë aksioner i një kompanie bastesh.

Gazeta e përditshme suedeze “Aftonbladet” shkruan se bomberi milanist zotëron 10% të aksioneve të “Bethard.com”, që ka selinë në Maltë. Ndërkohë, FIFA dhe UEFA përcaktojnë qartë në rregulloret e tyre dhe nuk lejojnë që futbollistët të kenë interesa financiare në kompani të këtij lloji.

Në këto kushte, me gjasa, 39-vjeçari rrezikon që nga gjoba e deri te pezullimi. Ky është një moment jo i mirë për sulmuesin viking, i cili në Serinë A u gjobit me 5 mijë euro dhe u pezullua me një ndeshje pas kartonin të kuq në takimin kundër Parmës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “aftonbladet” “bethard.com” fifa dhe uefa zlatan ibrahimovic “aftonbladet” “bethard.com” fifa dhe uefa zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll