Sport

VIDEO+FOTO/ Fyerje raciste dhe shkelma, futbollisti i Vllaznisë tregon shenjat e takës në kurriz

14 Prill 2021, 17:27 Nga DOSJA

SHKODËR– Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Në fundin e ndeshjes, futbollisti i Laçit Obanor ka goditur në kurriz lojtarin e Vllaznisë, Herald Markun. Menjëherë arbitri shkoi për ta ndëshkuar lojtarin e Laçit me kartonin e kuq ndërsa kaosi përfshiu stadiumin pas kualifikimit në finale të Vllaznisë.

Por përse ndodhi e gjitha kjo? Sipas asaj që raportohet në “Supersport”, stafi i ekipit të Laçit pretendon se Marku ka ofenduar Obanor në baza raciste dhe kjo ishte arsyeja që e detyroi të nxirrte shkelmin.

Në trupin e lojtarit të Vllaznisë shihen shenjat e Markut.Mbrojtësi Obanor, rrezikon një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës, pas këtij veprimi të shëmtuar antisportiv.

E.Ç (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport laçi vllaznia laçi vllaznia

Sondazh

Poll