Sport

VIDEO / Goli “i çmendur” meksikan nga 80 metra, xhiro nëpër botë…

14 Prill 2021, 10:07 Nga DOSJA
VIDEO / Goli “i çmendur” meksikan nga 80 metra, xhiro

MEKSIKE – Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Një gol i “çmendur” është realizuar në kampionatin elitar të Meksikës, në ndeshjen midis Paçukës ndaj Pueblas, e cila përfundoi me rezultatin 3-1 për miqtë.

Në minutën e 90+6-të, ishte një goditje këndi për skuadrën e Paçukës. Portieri Ustari del përpara në zonën kundërshtare, për të ndihmuar skuadrën e tij në synimin për të barazuar në 2-2 në aksionin e fundit të takimit.

Por gjatë aksionit, futbollisti Salvador Rejes i Pueblas, jo vetëm që e largon topin nga zona, por e adreson atë në drejtim të portës kundërshtare të boshatisur. Topi i tij, nga një largësi prej 80 metrash përfundon në rrjetë, duke fiksuar rezultatin 3-1.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport meksike paçukës pueblas salvador rejes ustari meksike paçukës pueblas salvador rejes ustari

Sondazh

Poll