Sport

Vllaznia-Skënderbeu, finalja e Kupës së Shqipërisë

14 Prill 2021, 16:16 Nga DOSJA
Vllaznia-Skënderbeu, finalja e Kupës së Shqipërisë

SHKODER – Vllaznia dhe Skënderbeu janë finalistet e Kupës së 69-të të Shqipërisë, pas një paraqitje shumë të mirë ndaj rivalëve mjaft të fortë.

Shkodranët arrijnë të mundin rivalin e tyre të të gjithë sezonit, Laçin dhe në fitoren e parë përballë kurbinasve 1-0, ia dalin mbanë që ta eliminojnë dhe të shkojnë vetë në finale e trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar pas 11 vitesh.

Në minutën e 21-të shkodranët zhbllokojnë ndeshjen, duke shënuar golin e vetëm të takimit. Pas një harkimi nga këndi nga ana e Da Silvës, sulmuesi Ardit Hoxhaj, godet saktë me kokë, duke mos i dhënë mundësinë portierit të Laçit të reagojë.

Surpriza më e madhe është për finalisten tjetër, Skënderbeun, i cili mundi një nga ekipet më të forta të kampionati dhe kryesuesen e Superligës, Teutën me shifrat 2-0. Në minutën e dytë korcarët kalojnë në avantazh me anë të një 11-metërshi, i cili ekzekutohet saktësisht nga Meksi.

Në mbyllje të pjesë të parë skuadra e drejtuar nga Migen Memelli, tund për here të dytë rrjetën e portës së Teutës. Këtë here Elvi Berisha, veç veprimit mjaft të mire për shënimin e golit, gabon duke hequr fanelën në momentin e festimit dhe merr kartonin e dytë të kuq, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë për pjesën e mbetur të lojës.

Megjithatë shifrat nuk ndryshojnë dhe korçarët, ashtu si 59 vite më pare shkojnë në finale të Kupës së Shqipërisë përballë Vllaznisë.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll