Bota

“Navalny mund të vdesë!” Gruaja i shkon në burg kritikut të Kremlinit, konfirmon lajmet e hidhura: Është dobësuar shu

14 Prill 2021, 10:40 Nga DOSJA
“Navalny mund të vdesë!” Gruaja i shkon në burg

RUSI- Bashkëshortja e Alexei Navalny, Yulia ka vizituar ditën e djeshme Navalny në burg. Washington Post shkruan se pas takimit me Navalny në burg, ajo ka thënë se ai ishte dobësuar shumë. Yulia gjithashtu u shpreh se Navalny-n nuk po e lejojnë që ta vizitojë mjekët, por që ai nuk do të dorëzohet kurrë.

“Ai vazhdon të jetë i gëzuar dhe optimist si kurrë më parë. Flet me vështirësi dhe kohë pas kohe mbyll telefonin dhe mbështetet në tryezë për të pushuar. Ka humbur shumë peshë… peshon 76 kilogramë ndërkohë që është 190 centimetra i gjatë. Nuk lejojnë që një mjek ta vizitojë… Unë kurrë nuk kam parë fytyrë më të dobësuar, por e di që ai nuk do të dorëzohet,” tha ajo.

Ndërkohë që,më parë, në një lajm të publikuar nga BBC, shkuhej se Navalny mund të vdesë. Për shkak se i kanë refuzuar ndihmën mjekësore, Navalny u fut në grevë urie, dhe ka deklaruar se nuk do të konsumojë asgjë deri në momentin që ai të vizitohet nga mjekët. Madje avokati i tij, Vadim Kobzev tha se Navalny kishte nisur të humbiste ndjesitë në këmbë e duar.

Navalny pas helmimit në ushqim, dhe shërimit në Gjermani u transportua në Rusi ku u përball me akuzat e pastrimit të parave, që rëndonin mbi të, që nga viti 2014. Ai u burgos për 3 vite e 6 muaj, dhe ka ende 2 vite e 6 muaj burg për të bërë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalny navanly burgoset yulia navalny alexei navalny navanly burgoset yulia navalny

Sondazh

Poll