Bota

BE: Pasaportat e vaksinimit duhet të jenë funksionale deri në fund të qershorit

14 Prill 2021, 09:49 Nga DOSJA
BE: Pasaportat e vaksinimit duhet të jenë funksionale deri në

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka kërkuar që të pasaportat e vaksinimit të jenë gati në qershor. Euronews shkruan se Komisioneri Evropian Didier Reynders ka thënë se deri para verës duhet që të jenë gati.

Ai gjithashtu ka thënë se momentalisht janë fokusuar që të vaksinojnë sa më shumë njerëz në mënyrë që të parandalojnë diskriminimin e njerëzve që nuk janë vaksinuar ende.

“Është urgjente. Sigurisht, ne duam të jemi gati para verës. Për fundin e qershorit, ne duam të jemi gati me rregulloren. Komisioni po punon shumë fort për të siguruar mbulim të gjerë të vaksinimit të popullatës Evropiane për të parandaluar diskriminimin e individëve që nuk janë vaksinuar ende. Propozimi rregullon jo vetëm verifikimin e sigurimit dhe pranimin e një çertifikate vaksinimi ndërveprues, por edhe një çertifikatë testimi dhe çertifikatë për një person që është rikuperuar nga COVID-19,” tha Reynders.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota didier reynders pasaportat e vaksinimit didier reynders pasaportat e vaksinimit

Sondazh

Poll