Bota

Akuzoi qeverinë aktuale për paqëndrueshmëri, Presidenti malazez kërkon të bëjë koalicion me  Dritan Abazoviç

14 Prill 2021, 10:19 Nga DOSJA
Akuzoi qeverinë aktuale për paqëndrueshmëri, Presidenti

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç kërkon që të formojë një koalicion të ri qeverisës. Ai ka thënë se për të bërë këtë gjë ka në synim Partinë Lëvizja Qytetare URA të shqiptarit Dritan Abazoviç.

Unë ende njoh disa kapacitete demokratike midis Demokratëve dhe URA-s. Na duhet të na jepet një shans dhe mendoj se do ta institucionalizojmë atë shumë shpejt. Gjithçka që ka të bëjë me DPS po hahet. Sulmet janë një arsye shqetësimi dhe një arsye për një reagim që nuk është gjithmonë institucional,” tha ai.

Ai gjithashtu tha se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk duhet që të shihen si e drejtë për të përmbysur shtetin.

“Nëse dikush guxon në qëllimin e tij të çmendur për t’i interpretuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare si e drejtë për ta përmbysur shtetin, unë me të vërtetë mendoj se nuk ka asnjë lidhje me politikën. Çfarë mendoni, nëse dikush sulmon shtëpinë tuaj, ju duhet të mblidhni një këshill familjar për të biseduar ndërsa dikush po ua shkatërron shtëpinë? Jo. Ju duhet ta mbroni shtëpinë”, tha Gjukanoviç.

Kjo deklaratë e Presidentit malazez ka ardhur pasi ky i fundit ka akuzuar qeverinë aktuale për paqëndrueshmëri.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic millo gjukanoviç ura dritan abazovic millo gjukanoviç ura

Sondazh

Poll