Bota

Rastet e mpikjes së gjakut, BE nuk rinovon marrëveshjet me AstraZenecën dhe Johnson and Johnson

14 Prill 2021, 10:05 Nga DOSJA
Rastet e mpikjes së gjakut, BE nuk rinovon marrëveshjet me

BRUKSEL- Komisioni i Bashkimit Evropian ka vendosur që të mos rinovojë kontratat për vaksinat anti-Covid me kompanitë AstraZeneca dhe Johnson and Johnson. Reuters shkruan se kontratët që ata kanë me këto kompani nuk do të rinovohen më.

Në njoftim gjithashtu shkruhet se Brukseli do të përqendrohet më shumë në vaksinat anti-Covid që kanë përdorur teknologjinë mARN, të tilla si Pfizer dhe Modera.

“Komisioni Evropian, në marrëveshje me udhëheqësit e shumë vendeve (BE), ka vendosur që kontratat me kompanitë që prodhojnë vaksina (vektorë viral) të vlefshëm për vitin aktual nuk do të rinovohen në skadimin e tyre,” shkruhet në raport.

Mos rinovimi i kontratave me këto dy kompani farmaceutike ka ardhur për shkak të rasteve me mpirje gjaku që ka ndodhur nga këto vaksina. Ditën e djeshme FDA këshilloi që vaksina ‘J&J’ të mos përdoret deri në një afat të caktuar.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca johnson and johnson moderna pfizer astrazeneca johnson and johnson moderna pfizer

Sondazh

Poll