Bota

Ambasadori grek në Serbi: Pozicioni i Athinës mbi Kosovën mbetet i pandryshuar

14 Prill 2021, 10:09 Nga DOSJA
Ambasadori grek në Serbi: Pozicioni i Athinës mbi Kosovën mbetet

BEOGRAD– Ambasadori grek në Serbi, Georgios Diacofotakis, është shprehur sërish kundër njohjes së Kosovës.

Pozicioni i Greqisë për të mos njohur pavarësinë e Kosovës është i njohur dhe mbetet i pandryshuar”, është shprehur diplomati, sipas Tanjug.

Ai komentoi mbi pritjet e analistëve të politikës së jashtme, David Phillips dhe Daniel Serëer që Greqia do të ndryshojë pozicionin e saj dhe  të njohë Kosovën.

Ekspertët e politikave ndërkombëtare, David Phillips dhe Daniel Serëer, presin që  nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, Greqia ta ndryshojë qëndrimin.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni george jacofotakis njohja e kosoves george jacofotakis njohja e kosoves

Sondazh

Poll