Bota

Mbretëresha Elizabeth thyen zinë dhe kthehet në punë pas 4 ditësh nga vdekja e të shoqit

14 Prill 2021, 10:40 Nga DOSJA
Mbretëresha Elizabeth thyen zinë dhe kthehet në punë pas 4

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha u kthye në detyrë duke thyer zinë 2-javore sepse organizoi një ceremoni në të cilën Earl Peel u largua zyrtarisht si Lord Chamberlain.

Earl Peel ishte Lord Chamberlain, i cili është roli më i lartë i oficerit në familjen mbretërore.

Krahu i saj të djathtë në Ëindsor doli në pension dhe ky ishte motivi që ktheu në punë mbretëreshën vetëm 4 ditë pas vdekjes së Princ Philip.

Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare. Prej disa muajsh ai kishte probleme me shëndetin e tij, dhe gjendja u përkeqësua.

Princi Philip kishte bërë një operacion në zemër disa javë më parë dhe kishte kaluar disa javë në spital. Në shtëpi ai u kthye në mes të marsit. Në qershor ai do të kishte festuar  një shekull nga data kur erdhi në jetë.

(o.l./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mbreteresha elizabet princ philip mbreteresha elizabet princ philip

Sondazh

Poll