Bota

Hoxha tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, historiani kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë: Klerikët nuk duhet të kenë ha

14 Prill 2021, 10:07 Nga DOSJA
Hoxha tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, historiani

KOSOVË– Hoxha, Shefqet Krasniqi ka deklaruar se kuzhina është e grave dhe burri e ka vendin siç ua ka përcaktuar Zoti. Teksa ishte i ftuar në një emision në Kosovë, ai është shprehur se ne mburremi ne gratë tona mirëpo kuzhina është vendi i grave pabarësisht se ka burra që dinë të bëjnë bukën më mirë se to.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, tha imami Krasniqi.

Ndërkohë një reagim i fortë për këtë deklaratë ka ardhur nga historiani Jusuf Buxhovi i cili ka kërkuar që Prokurori i Shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues dhe sistemi i vlerave në shoqërinë tonë.

“KUR KLERIKËT BËJNË POLITIKË, NDËRSA POLITIKANËT DUA! Në një shtet laik, siç është Kosova, klerikëve nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale, ku bëhet thirrje e hapur për diskriminim gjinor, dhunë në familje, ku madje, edhe identiteti nacional kërkohet të zëvendësohet me atë fetar!Meqë kushtetuta mbron të drejtën e lirive fetare si dhe përcakton vendin e klerit në shoqëri, prokurori i shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues si dhe sistemi i vlerave mbi të cilin mbështetet shoqëria e lirë dhe demokratike”, ka shkruar Buxhovi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora jusuf buxhovi shefqet krasniqi jusuf buxhovi shefqet krasniqi

Sondazh

Poll