Bota

FOTOT/ Lëvizjet e autorëve katër minuta pas ekzekutimit të gazetarit grek George Karaivaz

14 Prill 2021, 10:19 Nga DOSJA
FOTOT/ Lëvizjet e autorëve katër minuta pas ekzekutimit të

GREQI– Pamje të reja janë publikuar nga mediet greke ku duken autorët e varjes së gazetarit të kronikës, George Karaivaz.

Në media kanë dalë foto nga lëvizja e autorëve vetëm katër minuta pas vrasjes së gazetarit dhe në motorin skuter që përdorën autorët duket vetëm një prej tyre.

Sipas medieve greke kanë qenë tre grupe që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e tij. Analistët e Sigurimit thonë se ndaj gazetarit është bërë edhe një plan i mëhershëm për ta vrarë, por arsyet se përse është anuluar janë ende të panjohura, por dyshohet se arsye e anulimit ka qenë fakti se George Karaivaz pas punës në televizion, kthehej vonë në shtëpi, pasi shkonte për disa takime biznesi.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni george karaivaz george karaivaz

Sondazh

Poll