Bota

Analistët i parashikuan fundin, Haradinaj: AAk-ja në zgjedhjet e tjera do të marrë 50% të votave 

14 Prill 2021, 09:18 Nga DOSJA
Analistët i parashikuan fundin, Haradinaj: AAk-ja në zgjedhjet e tjera

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij, do të arrijë 50% të votave në Kosovë në zgjedhjet e tjera. Në një deklaratë, ai u është përgjigjur analistëve që kanë kanë thënë se AAK pas në kohë nuk do të marrë më fare mbështetje.

Haradinaj në fjalën e tij ka thënë se VV vetëm 25% të votave i ka nga elektorali i saj, 25% janë votë ndëshkimi. Ai ka thënë se AAK-ja mbërriti në pragun e 7% të votave në këto zgjedhje për shkak të zhgënjimeve, por që më vonë ajo do të përfundoj si VV-ja e tanishme me 50% të votave.

“Shumica e analistëve e ndjekin atë trend që e kanë dëgju njëherë dhe vazhdojnë me atë pa bërë një analizë të të mirëfilltë të asaj çka ndodhë në të vërtetë. AAK e ka një gjendje të mirë, jemi solid, kemi organizatë serioze. Këta analistët po e marrin trendin e ndryshimit. LVV i ka vetëm 25 për qind votë te vetën 25 për qind janë votë e ndëshkimit. Nëse LVV zhgënjen kthehet në votën bazë. Një zhgënjim që ka ndodhë me AAK na ka sjellë në pragun 7 për qind. Unë e kam një parashikim tjetër, do të përfundojmë si LVV , do t’i mbërrijmë 50 për qind”, ka thënë Haradinaj.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll