Bota

Rreth 200 turistë nisin pushimet e pazakonta në Greqi, ju ndalohet të hynë në det!

14 Prill 2021, 09:13 Nga DOSJA
Rreth 200 turistë nisin pushimet e pazakonta në Greqi, ju ndalohet

GREQI– Plazhet e greqisë janë padyshim ndër destinacionet e preferuara të europianëve, por jo vetëm. Teksa qeveria ka marrë masa për çeljen e sëzonit turistik, diçka e pazakontë ka ndodhur me 187 turistë holandezë.

Turistët e moshës 18-70 vjeç mbërritën në ishullin e Rodosit në kërkim të diellit dhe pasi u testuan dhe rezultuan negativisht për Covid, u dërguan në hotelin me pesë yjë Mitsis Grand, shkruajnë mediat e huaja.

Kohëzgjatja e pushimeve të tyre do të jetë 7 ditë dhe gjatë kësaj kohe, ata nuk mund të largohen nga hoteli, pasi e kanë të ndaluar. Turistët mund të notojnë në pishinën e hotelin, por nuk mund të shijojnë ujrat e Mesdheut.

Karantina e hotelit për turistët po zhvillohet si pjesë e një programi pilot mes qeverisë greke dhe holandeze. Një zyrtar i ministrisë greke të turizmit ka konfirmuar se këta turistë “do të respektojnë masat e kufizimit në fuqi në vend dhe do të qëndrojnë për një javë në një hotel në Rodos pa u lejuar të dalin”.

Projekti pilot shkaktoi reagime në rrjete sociale, ku shumë prej tyre thonë se ata po paguajnë thjesht për të parë muret, dhe jo detin. Disa grekë e krahasuan me burgun.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni 187 turistë holandezë greqi 187 turistë holandezë greqi

Sondazh

Poll