Politike

Nxjerrja e të dhënave, Basha: Rama po mbledh kartat e ID, nuk ka marifet që e shpëton

13 Prill 2021, 09:11 Nga DOSJA
Nxjerrja e të dhënave, Basha: Rama po mbledh kartat e ID, nuk ka

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh para të rinjve se Rama po përdor marifete të ndryshme për të mbledhur vota. Ai u shpreh se Rama po mbledh numrat e kartave të identietit të njerëzve mirëpo sipas tij nuk ka marifet që e shpëton.


“E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan dje që rrinë dhe mbledh numra të kartave të identitetit, e tjerë, e tjerë. Nuk ka marifet që e shpëton Ramën. 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete,” tha Basha.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar para dy ditësh nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 investigimi i lapsi.al lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll