11 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit! Si po ecin fushatat elektorale të partive në periudhë pandemie, përplasjet Rama-Bas
13 Prill 2021, 06:30Nga DOSJA
TIRANË– Jemi vetëm 11 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ditë kur do të vendoset se kush do të jetë në krye të qeverisë së Shqipërisë. Fushata elektorale ka nisur fuqishëm nga ana e politikanëve për të siguruar besimin e qytetarëve që ‘përkthehet’ në vota. Pavarësisht Covid-19, partitë politike kanë arritur që të jenë të pranishëm te qytetarët, lëvizje kjo që është kundërshtuar jo pak herë nga disa nga figurat politike. Kjo për mënyrën se si po zhvillohen mitingjet në periudhë pandemie. Mirëpo, si po vijon fushata në dy kampet më të rëndësishme PS-PD?
‘Shqipëria e ardhmja jonë‘ – ‘Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton’
Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën ka nisur prej javësh turin elektoral në qytetet e Shqipërisë. Pritja që i bëhet Bashës, nuk lë asnjë përshtypje se jemi në periudhë pandemie e se shifrat e të prekurve ende vijonë të jenë problematike. Basha pritet qindra njerëz, me flamuj të Partisë Demokratike në duar dhe me thirrjet ‘Mirëseerdhe kryeministër’. Kryedemokrati ka të njëjtën taktike në të gjitha qytetet, takon njerëzit nga afër, bashkëbisedon me fermerët dhe me bizneset si dhe mban një mini-fjalim përpara tyre, herë mbi makinë e herë mbi ballkone. Thirrja e tij në çdo dalje është mbajtja e maskës dhe e distancimit social.
Partia Socialiste nga ana tjetër, ka zgjedhur që mitingjet apo takimet elektorale ti zhvillojë me një numër të kufizuar qytetarësh. Kryeministri Rama çdo ditë kritikon mënyrën se si PD po vijon fushatën, duke vënë theksin në respektimin e masave kundër Covid. Rama zgjedh që të jetë i rrethuar me më pak qytetarë se PD, madje në nisje të çdo fjalimi shpreh keqardhje që janë kaq pak në numër, mirëpo justifikohet duke thënë se duhen ruajtur masat. Inspektimi në qendrat e vaksinimit, në biznese si dhe mbledhje të qytetarëve në sheshe janë disa nga mënyrat që Rama ka zgjedhur të përdorë në këtë fushatë zgjedhore 2021. Deri më tani fushata paraqitet e qetë, ndërkohë që të gjithë i kanë sytë drejt 25 prillit! Nëse qeveria Rama do të marrë mandatin e tretë ose Basha do mund të fitojë mandatin e parë.
Por në këtë fushatë nuk ka munguar as presidenti Ilir Meta. Ai ka dalë herë pas herë përballë gazetarëve duke akuzuar Ramën për vjedhje votash, deklarata të rreme e sërë akuzash të tjera. Së fundmi ai ka bërë të ditur se është stacionuar në Vlorë deri më 25 prill.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar ditën e sotme besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.Kryemadhi shkruan në rrjetet socia...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë në ‘Instastory’ një tjetër dështim të Ramës.Ai shkruan se Shqipëria cilësohet një burim krye...
TIRANË-Kryeministri Ed Rama i ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, që nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit.“Agjërim të lehtë për të gjithë b...
TIRANË- Doktori Pëllumb Pipero, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për shfaqjen e tij në spotin elektor...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se është bërë tejet i kujdesshëm për kohën që kalon në ekrane të ndryshme televizive. Pas përfundimit të intervis...
TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike, Ladiana Fratari, dhe ekipi i saj i vullnetarëve të fushatës, u stacionuan pranë digës së liqenit artificia...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk kurseu sulmet për kundërshtarin e tij politik, Edi Rama. Në një intervistë për emisonin “Zgjedhje 2021”, Be...
TIRANË– Duke theksuar se nuk ka patur asnjë ndikim në hartimin e listave të PD, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se ai do ta kishte formuluar ndr...