Politike

Poston foton e Xhamisë së Plumbit në Vlorë, Meta uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!

13 Prill 2021, 06:33 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Meta ka ndarë foton e xhamisë së Plumbit në Vlorë, dhe përkrah saj shkruan se i bashkohet urimit për agjërim të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari që Zoti t’i falë mëshirën e tij dhe t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë.

POSTIMI:

Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam,Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!
I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta muaji i ramazanit ilir meta muaji i ramazanit

Sondazh

Poll