Politike

Skandali me përdorimin e të dhënave personale, Braho kundër Ramës: Të hetohet çështja, që kur hymë në parti, e denim

13 Prill 2021, 08:57 Nga DOSJA
Skandali me përdorimin e të dhënave personale, Braho kundër

TIRANË– Spartak Braho ka komentuar skandalin me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve që u zbulua dy ditë më parë nga Lapsi.al.

I ftuar në “Koha për tu zgjuar”, Braho i doli kundër kryeministri Edi Rama dhe tha se për këtë gjë, duhet të nisin hetimet nga prokuroria. Ai shtoi se në fakt, që kur kanë drejtuar partinë në fillim, dinin se si votohej në çdo pallat, ndërsa tashmë, me kohën e digjitalizimit, është mbajtur shënim gjithçka.

“Kjo ka qenë, termi është i ri. Kur kemi drejtuar partinë tonë, ne e dinim në çdo pallat se si votohej. Tani meqë kemi hyrë me vrull në periudhën e digjitalizimit, janë mbajtur të gjitha shënim. Skam dijeni konkretisht. Ajo që duhet sqaruar, është më se e dobishme. Duhet të heqin mllefet. Nëse ka shkelje, duhet të përgjigjen. Prokuroria duhet ta hetojë. Kam përshtypjen se termi ‘Rilindje’ që përdori Rama ka të bëjë me një filozofi të re, që kërkonte të fuste tek modernizmi i të majtës. Rilindje nuk do të thotë ndryshim strukturash, emrash, por është filozofi. Se kam parë me shqetësim përdorimin e këtij termi, por ka pasur raste që ka krijuar dhe pakënaqësi, pasi mjaft militant me emër të PS janë spostuar, janë lënë mënjanë. Rama ka një filozofi të tijën të drejtimit. Për mua s’ka përbërë shqetësim. I kam bërë vetëm një vërejtje kur ka qenë rast; Rilindja nuk fillon në 2015, por në shekullin e XIX. Me Sami, Naim Frashërin, me rilindasit tanë. I thashë; Ke shkuar ndonjëherë në Frashër?! Ik njëherë atje,”- tha Brahaj.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar dy ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale spartak braho investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale spartak braho

Sondazh

Poll