Politike

“Je futur në sqetullën e Lulit”, Mediu përplaset me Patozin: Matu para se të flasësh, as në çadër, as në poture…

13 Prill 2021, 08:51 Nga DOSJA
“Je futur në sqetullën e Lulit”, Mediu përplaset me

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Të ftuar në “Log” një natë më parë, Mediu tha se cdo votë që nuk përkthehet në mandate shkon në favor të Edi Ramës, ndërsa Patozi me ironi i tha se ai është future në sqetullën e Lulzim Bashës dhe se për këtë arsye i thotë këto komente.

Debati mes Mediut dhe Patozit

Fatmir Mediu: Kjo është një marrëdhënie pluraliste në raport me këtë sistem elektoral që kemi ne për t’u përballuar me këtë të keqe që kemi.

Astrit Patozi: Nuk po të gjykoj, është zgjedhja jote.

Fatmir Mediu: Nuk dua që asnjë votë e republikanëve të shkoj në favor të Edi Ramës.

Astrit Patozi: Bravo të qoftë, shumë mirë dhe kjo bëhet vetëm po hyre në sqetullën e Lulit, po dole nga sqetulla ikin votat e republikanëve.

Fatmir Mediu: Ore zotëri, e para matu kur flet…

Astrit Patozi: Për cfarë të matem?

Fatmir Mediu: Ti mos më thuaj kam hyrë në sqetull, asgjëkundi, se nuk hyj në sqetullat e asnjërit. Kam bërë një koalicion për të larguar një të keqe të madhe.

Astrit Patozi: Ore ke hyrë në çadër, meqë e paske problem punën e sqetullës.

Fatmir Mediu: As në çadër, as në poture dhe as në sqetull, që ta dish, kam marrë një pozicion në raport me atë që unë mendoj se është e drejtë, largimi i Edi Ramës. Nuk dua që vota e PD dhe PR-së të shkojë në favor të Edi Ramës, pasi cdo votë që nuk përkthehet në mandat shkon në favor të Edi Ramës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike astrit patozi fatmir mediu astrit patozi fatmir mediu

Sondazh

Poll