Politike

A do të qajë nëse humb Basha? Ori Nebiaj: Që pas ikjes së babait tim, lotët më janë fshehur…

13 Prill 2021, 07:39 Nga DOSJA
A do të qajë nëse humb Basha? Ori Nebiaj: Që pas ikjes

TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Ori Nebiaj teksa ishte e ftuar në emisionin ‘PolitikOn’, u pyet nëse do të qajë nëse Basha do të humb zgjedhjet. Moderatorja u shpreh se që prej ikjes së babait lotët i kanë fshehur dhe strukur thellë.

‘Lulzim Bashës do ti duhet shumë kohë të japë dorëheqjen. Ka shumë rrugë përpara dhe unë mendoj dhe jam e sigurt dhe e bindur që një njeri si Lulzim Basha nuk i vjen kollaj sërish si alternativë me aq shumë dinjitet dhe vlera një vendi si Shqipëria.Është një djalë dhe njeri i shkëlqyer, së pari njerëzor dhe më pas dhe një lider shumë i mirë. Shqipëria sor mbi gjithçka ka nevojë për një njeri të mirë si ai. Nuk e di kur do të vijë dita kur unë të qaj, por që pas ikjes së babait tim diku lotët më janë fshehur dhe strukur thellë.Ata ma bëjnë këtë pyetje çdo ditë dhe ua mirëkuptoj. Jam një vajzë e re që sot nis një rrugë të gjatë në karrierën time politike, shpresoj të kem gjithmnonë me një ekip si Basha sot e ofron dhe nuk e nis këtë karrierë mbrapsht duke bërë sot premtime që nuk i mbaj sot.Minimumi i asaj që sot premtoj është se edhe pas 25 prillit ku ne të kemi vulosur fitoren dhe të vijmë në pushtet unë do të jem atje së pari për ti dëgjuar dhe kontakti im me ta nuk ndalet kurrë.’- u shpreh ajo.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ori nebiaj zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha ori nebiaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll