Politike

“Basha gjumash?” Kandidatja për deputete e PD-së u përgjigjet replikave: Këta kanë fjetur me të apo e ëndërrojnë?

13 Prill 2021, 08:40 Nga DOSJA
“Basha gjumash?” Kandidatja për deputete e PD-së u

TIRANË– Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Ori Nebiaj ka komentuar akuzat e maxhorancës për kryedemokratin Lulzim Basha.

E ftuar në “PolitikOn”, Nebijaj tha se ata që e quajnë Bashën gjumash, së paku duhet të kenë fjetur me të apo ëndërrojnë të flenë me të që dinë kaq shumë për intimetin e tij.

“Nëse ai do kishte qenë kështu besoj që nuk do ta thoshin  kundërshtarët, do ta thoshin  dhe njerëz të tjerë. Zoti Basha është një individ me vlera shumë të mëdha. Nuk e kam parë ndonjëherë të ketë përtuar edhe kur ka qëndruar me ditë të tëra pa gjumë në momentet që është dashur ta bëjë këtë. Nuk e kam parë ndonjëherë përtac për të marrë vendimet që janë dashur të merren dhe nuk e kam parë ndonjëherë pa energji, apo pa dëshirën për të punuar në maksimumin e tij për gjithçka duhet, edhe është dashur qoftë në PD, por edhe në të gjitha vendimet që mund të ketë marrë jashtë saj. Eksperienca ime e punës me të më bën mua sot që të jem shpresëplotë për kryeministrin e ardhshëm. Ore këta që e thonë këtë gjë me Bashën, flenë me Bashën apo e ëndërrojnë të flenë me Bashën? Se minimalisht duhet ta kesh një lloj intimiteti për ta ditur sa fle ose jo një individ,”- tha Nebijaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ori nebijaj lulzim basha ori nebijaj

Sondazh

Poll