Politike

Rama heq këpucët dhe futet në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Po vjen lehtësimi pas pandëmisë,

13 Prill 2021, 08:29 Nga DOSJA
Rama heq këpucët dhe futet në xhaminë e Et’hem Beut

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka hapur ditën e parë të Muajit të Ramazanit në xhaminë e Et’hem Beut. I shoqëruar nga ministrja e kulturës Elva Margariti, Rama hoqi këpucët për tu future brenda në xhami, ashtu siç edhe e kërkon zakoni.

Përpara të pranishmëve në xhami, Rama tha se tashmë me hapjen e masave dhe me shtyrjen e orës policore deri në orën 22:00, besimtarët do të mund të kryejnë të gjitha ritualet e nevojshme.

“Me zgjatjen e orarit do të keni mundësi të kryeni të gjitha ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do të jetë energjizues, dhe që me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju se pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Do të kemi një perspektivë krejt tjetër. Ju uroj të gjithëve një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju e me shqiptarët,”- tha Rama.

Sot nis muaji i Shenjtë i Ramazanit. Sot është dita e parë kur të të gjithë besimtarët që duan të mbajnë agjërimin janë zgjuar herët dhe kanë nisur regjimin e tyre. Në kuadër të nisjes së muajit të Ramazanit, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve bëri me dije pak ditë më parë një lirim të vogël të masave. Ora policore nga orë 20:00 është shtyrë për në orën 22:00, duke lejuar dy orë më shumë qarkullim në vend.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama muaji i ramazanit edi rama muaji i ramazanit

Sondazh

Poll