Aktualitet

Ngjarja në Dibër! Nusja vrau vjehrrën, refuzon të flasë në polici, gjashtë orë para ekzekutimit mori në telefon bashkë

13 Prill 2021, 08:54 Nga DOSJA
Ngjarja në Dibër! Nusja vrau vjehrrën, refuzon të flasë

DIBËR– Miranda Markja, gruaja e cila vrau vjehrrën e saj, pasditen e së shtunës në fshatin Burim të Maqellarës në Dibër, ka refuzuar të flasë në polici.

Ndërsa familjarët e saj, që kanë dëshmuar për grupin hetimor, kanë treguar se ajo vuan nga probleme psikologjike.

Gjashtë orë pas ekzekutimit të vjehrrës nusja i ka telefonuar bashkëshortit, i cili shiste në tregun e qytetit, duke e njoftuar për ngjarjen e ndodhur. Djali i Nazmie Markjas sapo ka marrë lajmin është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetës. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.

Krimi brenda familjes ndodhi mbrëmjen e 10 prillit në Maqellarë të Dibrës. Miranda Markja, 44 vjeçe vrau me thikë vjehrrën e saj, 74-vjeçaren Naile Markja. Nusja fshehu krimin për 6 orë. Djali i të ndjerës zbuloi ngjarjen e rëndë dhe njoftoi policinë. Autorja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ndërsa nuse e vjehrrë kanë patur probleme të hershme.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet miranda markja nazmie markja miranda markja nazmie markja

Sondazh

Poll