Aktualitet

I dënuar me 12 vite për mashtrim, kapet në Gjermani Andi Janko, pritet ekstradimi i tij

13 Prill 2021, 08:00 Nga DOSJA
I dënuar me 12 vite për mashtrim, kapet në Gjermani Andi Janko,

TIRANË– Andi Janko është arrestuar në Gjermani pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Ai ishte dënuar me 12 vite nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë. Pritet që të bëhet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

NJOFTIMI:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet andi janko andi janko

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2021, 06:44

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu policia ka nisur hetimet për zbardhjen e autorëve të cilë...