Aktualitet

143 kg kokanë në konteinerin me banane, lihen në burg dy administratorët e ‘Masabi Fruits’: Porositëm frutat, s’k

13 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA
143 kg kokanë në konteinerin me banane, lihen në burg dy

DURRËS– Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, të cilët u vunë në pranga pak ditë më parë, pasi në konteinerin ku ndodhedhin bananet që kishin porositur ata, u gjetën dhe 143 kilogramë kanabis, janë lënë në burg.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për Xibrakun dhe Petin, që është aprovuar më pas nga trupa gjykuese në Gjykatën e Durrësit.

Vetë dy administratorët mohuan të kishin lidhje me drogën. Përpara togave të zeza, Xibraku dhe Peti thanë se kanë porositur vetëm bananet dhe se nuk e kishin aspak idenë që brenda kishte edhe kokainë.

Droga u gjet mesditën e të shtunës. 143 kg kokainë ishin fshehur në tavanin e kontejnerit e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me kodet e mbishkruara si “më e mira”; “Vëlla” dhe foton e Pablo Escobar. Pas zbulimit të lëndës narkotike, u arrestuan Xibraku dhe Peti, administratorët e kompanisë ku kishte destinacionin konteineri me banana.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion peti klajdi xibraku erion peti klajdi xibraku

Sondazh

Poll