Aktualitet

‘Skiftera’ tek të pasurit e Saukut! Kush janë anëtarët e bandës së hajdutëve, mes tyre famëkeqi “Dorian” i dënu

13 Prill 2021, 07:47 Nga DOSJA
‘Skiftera’ tek të pasurit e Saukut! Kush janë

TIRANË– Dorjan (Hektor) Lamani (Qirjazi), 38 vjeç; Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë ; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë; Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar, janë pesë personat e vënë në pranga një ditë më parë në kuadër të një aksioni të zhvilluar në Tiranë, si pjesë e rrjeti kriminal e grabitësash.

Sot, Policia e Shtetit ka publikuar edhe informacionin zyrtar për shkatërrimin e këtij grupi ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjet ku janë përfshirë të arrestuarit. Ata janë kapur në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së banesës së një gruaje me inicialet B. S., të kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Të pestë rezultojnë të jenë pjesë e një grupi grabitësish dhe se merreshin me gjobvënie e trafik droge dhe se operonin në zonën e “Liqenit të thatë”. Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, policia ka sekuestruar rreth 25 mijë euro, që dyshohet se janë marrë nga një vilë që ka vjedhur grupi, si dhe një armë zjarri e një sasi të vogël droge.

Ky grup dyshohet edhe për tentativa vrasjesh, grabitje makinash me armë, biznesesh dhe bastisje shtëpish, por në ditët në vijim pritet që të zbardhen detaje të tjera. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet edhe momenti kur policia ka ndjekur dhe ka vënë në pranga grupin, duke i shtrirë në tokë.  

Hektor Qiriazi ishte shpallur në kërkim prej 8 vitesh nga autoritetet greke si pjesë e një grupi grabitësish të dhunshëm në shtetin fqinj, ku edhe ka marrë dënimin me burg të përjetshëm. Grupi i shqiptarëve që vepronin në shtetin fqinj u identifikuan si: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi. 

Në Shqipëri, bashkë me të arrestuarit e tjerë, Qiriazi kishte krijuar një grup tjetër, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës. I arrestuari tjetër Klodian Çupi rezulton gjithashtu me precedentë penalë për vjedhje dhe shitje droge.

(a;b.f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne tirane dejvid dosti hektor qiriazi klodian cupi redian bega aksion ne tirane dejvid dosti hektor qiriazi klodian cupi redian bega

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2021, 06:44

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu policia ka nisur hetimet për zbardhjen e autorëve të cilë...