Aktualitet

Pëllumb Pipero deklaron votën: Nuk mora asnjë lekë për spotin e PS-së, jam historikisht i majtë

13 Prill 2021, 08:13 Nga DOSJA
Pëllumb Pipero deklaron votën: Nuk mora asnjë lekë për

TIRANË– Doktori Pëllumb Pipero ka treguar se nuk është paguar për të qenë pjesë e spotit të Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Pipero tha se marrja pjesë e tij në spotin elektoral, sipas tij, ka qenë vetëm në funksion të popullit. I pyetur se për cilën parti do ta jepte votën, Pipero tha se ai ka qenë historikisht i majtë.

“Besoj që këtë pyetje duhet t’ua bëni mediave, që Pëllumbin nga një mjek e kanë kthyer në imazh. Ju thatë që në pjesën e parë kam qenë shumë i dashur, në pjesën e dytë ndoshta jo edhe aq. Ky imazh nëse i shërben sensibilizimit të popullatës, pavarësisht ndërhyejes së politikës, unë atëherë kam votuar për vaksinimin. Ndërkohë, nuk kam deklaruar votën edhe pse jam historikisht i majtë. Unë besoj që imazhi, që më keni krijuar ju, për të dhënë këtë mesazh sensibilizues që qytetarët të vaksinohen, kushdo të ma propozonte, do ta pranoja,”- tha Pipero.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll