Aktualitet

PREKËSE! I vdiq gruaja gjatë lindjes dhe mbeti vetëm me foshnjen, kolegët në Gjermani mbledhin para për babain shqiptar

13 Prill 2021, 07:42 Nga DOSJA
PREKËSE! I vdiq gruaja gjatë lindjes dhe mbeti vetëm me foshnjen,

GJERMANI– Mbi 150 persona të punësuar në kompaninë Odenëäller në Gjermani kanë mbledhur para për të ndihmuar kolegun e tyre shqiptar, pas një tragjedie që i ndodhi për shkak të Covid-19.

Mediat gjermane shkruajnë se i riu shqiptar nga Kosova humbi gruan e tij disa javë më parë dhe mbeti vetëm me foshnjen e sapolindur. Gruaja e tij ishte prekur nga koronavirusi dhe gjendja e saj u përkeqësua ne muajin e 7-të të shtatëzanisë dhe mjekët u detyruan të nxirrnin foshnjen me prejre çezariane.

Ajo qëndoi në koma për dy muaj dhe luftoi me një larmi komplikacionesh. Më 15 mars, gruaja e re humbet luftën dhe vdes pa parë kurrë djalin e saj të vogël. Djali lindi vetëm 980 gram, ndërsa nëna nuk mundi të shpëtonte dot edhe pse mjekët në Spitalin Universitar të Frankfurtit bërën të pamundurën.

Dhe megjithëse i ve, i ri ka vijuar të punojë për kompaninë e kopshtit dhe peizazheve Odenëäller,ndërsa  kolegët e tij janë treguar humë dashamirës. Ata filluan të grumbullonin para, për t’i dhuruar babait të vetmuar pushime së bashku me djalin e porsalindur.

Gatishmëria për të ndihmuar ishte aq e madhe saqë arritën të grumbullonin para për mbi 160 ditë pushimesh.

Ai nuk e priste kurrë surprizën që I bëmë”, tha shefi i kompanisë. Babai i ri kishte ardhur në Gjermani nga Kosova vetëm disa vjet më parë dhe jo vetëm që ka gjetur një punë në Odenëäller GmbH, por padyshim edhe një familje të madhe.

Kjo tragjedi tregon edhe një herë se vuajtjet e mëdha shpesh mund të marrin më të mirën nga njerëzit dhe se në kohë të vështira njerëzit mund të jenë pranë njëri-tjetrit.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani shqiptari në gjermani gjermani shqiptari në gjermani

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2021, 06:44

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu policia ka nisur hetimet për zbardhjen e autorëve të cilë...