Aktualitet

Kishin kokainë në makinë gati për ta shitur, bien në pranga dy të rinjtë në Durrës

13 Prill 2021, 08:01 Nga DOSJA
Kishin kokainë në makinë gati për ta shitur, bien në

DURRËS– Dy të rinj në Durrës kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me kokainë, të cilën e kishin gati për ta shitur.

Policia bën me dije se të arrestuarit në flagrancë janë A. D., 30 vjeç dhe A. N., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndaj tyre u ushtrua edhe një kontroll në mjetin tip ‘Nisan’ që zotërohej nga ta, ku gjet 61.5 gr lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në lagjen nr. 13, Durrës, 2 shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për ta shitur atë në doza, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 61.5 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinj ne durres arrestohen dy te rinj ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2021, 06:44

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu policia ka nisur hetimet për zbardhjen e autorëve të cilë...