Aktualitet

143 kg kokainë në portin e Durrësit, Lala: Policia s’ka për t’i kapur kurrë trafikantët e vërtetë, po shpëtohen pes

13 Prill 2021, 08:18 Nga DOSJA
143 kg kokainë në portin e Durrësit, Lala: Policia s’ka

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe foli për zyrtarë të inkriminuar, lidhur me 143 kilogramë kokainë që u kapën në një konteiner me banane që vinte nga Ekuadori, në Portin e Durrësit.

E ftuar në “Opinion”, Lala tha se brenda radhëve të policisë ka zyrtarë që nuk duan të kapin ‘peshqit e mëdhenj’, të cilët sipas gazetares janë të lidhur me politikën.

“Policia e shtetit fsheh trafikantët e vërtetë. Edhe në drogën me oriz ju kanë ikur trafikantët përpara syve. Brenda radhëve të policisë ka zyrtarë të dyshuar. Selim Çeka ka inisituar përgjatë 4 orëve që ishte i gatshëm ta shoqëronte policinë për destinacionin final. Prokuroria nuk ka për t’i zbuluar kurrë trafikantët e vërtetë. Në rastin e 143 kg i them policisë ta nisi hetimin nga Kombinati për të parë lidhjet me politikën, për të parë lidhjet me Ekuadorin. Për të parë sa djem nga Shqipëria ka sot në Ekuador dhe më pas, duhet të bëhet diferenca. Duke i ndërprerë operacionet në port po shpëtohen peshqit e mëdhenj të kokainës”,- u shpreh Lala.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit klodiana lala sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll