Sport

Messi qëndron te Barcelona, por i vendos kusht presidentit Laporta, ja çfarë kërkon argjentinasi

12 Prill 2021, 12:37 Nga DOSJA
Messi qëndron te Barcelona, por i vendos kusht presidentit Laporta, ja

SPANJË-“Messi shtyn çdo ditë Barcelonën që të firmos me Neymar”.Kjo është ajo që pohon gazeta L’Equipe e cila, nënvizon se si PSG po punon për rinovimin e futbollistit brazilian. Sipas mediave franceze, që prej momentit kur Laporta mori presidencën e Barcelonës, lamtumira e Messit nga katalanasit duket se nuk do të ndodhë dhe qëndrimi i tij mund të bëhet edhe më i mundshëm në rast të një transferimi të Neymar te klubi spanjoll.

Messi dhe Neymar luajtën së bashku për 4 sezone te Barcelona, duke fituar 9 tituj, përfshirë një Champions League në vitin 2015. Pastaj, dy vjet më vonë, braziliani vendosi të kalonte te PSG për shifrën rekord të 222 milionë eurove.

Për një rikthim të Neymar te Barcelona, ​​pengesat do të mbeteshin deficiti i madh i klubit spanjoll (1.17 miliardë euro) dhe vendosmëria e PSG për të rinovuar me sulmuesin – në të njëjtat kushte – kontratën në fuqi (36.8 milion euro në vit).

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona messi neymar psg barcelona messi neymar psg

Sondazh

Poll