Sport

Presidenti Meta dekoron Miltiadh Gurmën, “krahasohej me Beckenbauer”

12 Prill 2021, 04:45 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron Miltiadh Gurmën, “krahasohej me

TIRANE – Presidenti i Republikës, Ilir Meta vazhdon t’i mbajë sytë nga sporti dhe të dekorojë figura të shquara të kësaj fushe të jetës. I radhës që ka merituar titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” është ish-futbollisti i njohur nga Saranda, Miltiadh Gurma, një prodhim i Shkëndijës së parë, i cili ka luajtur me Luftëtarin e Gjirokastrës dhe pak me Partizanin.

POSTIMI I PRESIDENTIT ILIR META“Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e gjithanshëm në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të shkëlqyera si lojtar dhe trajner me rezultate të larta, kisha kënaqësinë e veçantë të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” një prej ikonave të futbollit të Sarandës, Luftëtarit, Shkëndisë së kohëve të arta dhe të Ekipit tonë Kombëtar, Miltiadh Gurma.

Kam patur fatin ta shoh virtuozitetin në fushën e blertë të këtij futbollisti të nivelit ndërkombëtar, që për talentin e jashtëzakonshëm, krahasohej vetëm me lojtarin e madh gjerman Franz Beckenbauer. Saranda, Gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria janë krenuar me të drejtë gjithmonë me Miltiadh Gurmën, shembull frymëzimi dhe model suksesi, që duhet ndjekur nga brezat e rinj”. 

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport franz beckenbauer ilir meta luftëtarin e gjirokastrës miltiadh gurma partizanin presidenti i republikës shkëndijës franz beckenbauer ilir meta luftëtarin e gjirokastrës miltiadh gurma partizanin presidenti i republikës shkëndijës

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2021, 15:33

VIDEO/ Juventusi harron krizën, mund Genoan 3-1

ITALI – Juventusit duket sikur e ka kaluar momemtnin e saj të vështirë pasi në kampionat ka regjistruar fitoren e dytë rradhazi me fitoren ndaj Genoas e s...