Sport

VIDEO / “Thriller” titulli në La Liga, Atletico ngec ndaj Betis, diferenca 1 pikë!

12 Prill 2021, 05:12 Nga DOSJA
VIDEO / “Thriller” titulli në La Liga, Atletico ngec ndaj

SPANJE – Fundi i La Ligas, mjaft i vështirë për Atletico Madrid. “Los Colchoneros” nuk përfituan nga humbja e Barcelonës përballë Realit në “El Classico” për ta thelluar diferencën, por përkundrazi barazuan 1-1 në “Estadio Benito Villamarín” të Sevillas ndaj Betisit.

Skuadra e Diego Simeones shënoi e para me Yannick Carrascon (5’), duke krijuar përshtypjen se mund ta fitonte lehtë, por vendësit u kundërpërgjigjën me forcë dhe barazuan me Cristian Tellon (20’), një ish-futbollist i Barcelonës.

Më pas nuk pati ngjarje të reja. Gjatë pjesës së dytë rastet më të mira për shënim i paten andaluzët e Betisit, ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes Angel Correa në dy momente dështoi t’i jepte fitoren Atleticos.

Tashmë, kur kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe tetë javë të tjera në La Liga, renditjen vazhdon ta kryesojë Atletico Madrid, me vetëm një pikë më shumë se “los blancos” e dy më shumë se “blaugranat”, që e ndjekin nga pas.

☑ Le résumé du match nul entre le Real Betis et l’Atlético de Madrid ! ??#RealBetisAtleti 1-1#LaLigaSantander pic.twitter.com/XD3tBY15tA

— LaLiga (@LaLigaFRA) April 11, 2021

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atletico madrid blaugranat cristian tellon la liga yannick carrascon atletico madrid blaugranat cristian tellon la liga yannick carrascon

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2021, 15:33

VIDEO/ Juventusi harron krizën, mund Genoan 3-1

ITALI – Juventusit duket sikur e ka kaluar momemtnin e saj të vështirë pasi në kampionat ka regjistruar fitoren e dytë rradhazi me fitoren ndaj Genoas e s...