Sport

Kartoni i kuq i Ibrës: Gjyqtari Maresca nuk e shfajëson, Milani gati të reagojë…

12 Prill 2021, 09:56 Nga DOSJA

ITALI – Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç janë në pritje të vendimit të Gjykatësit Sportiv, pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen në Parma nga gjyqtari Maresca. Sipas rindërtimeve audio kuqezinjtë thonë se gjyqtari i kishte keqinterpretuar fjalët e suedezit. Megjithatë, thuhet se gjyqtari Maresca në raportin e ndeshjes nuk e ka shfajësuar Ibrën dhe për këtë arsye, pritet të paktën një ndeshje skualifikim dhe sulmuesi i kuqezinjve llogaritet se do të humbasë Genoan.

Në rast të një vendimi më të rëndë, Milani është gati të reagojë. “Nëse skualifikimi do të bëhet për dy ose më shumë ditë, – siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, – Milani menjëherë do t’i paraqesë apelit, prova të kompletuar me audio, ku nuk dëgjohen fyerje ndaj gjyqtarit. Përshtypja, sidoqoftë, është se në fund, Ibra do të shpëtojë me vetëm një ndalesë”.

Gjithsesi, raporti i dorëzuar nga gjyqtari Maresca do të jetë vendimtar. Mbi ato çfarë janë shkruar në të, Gjykatësi Sportiv do të bazohet për të dhënë dënimin. Milani ndërkohë është një pritje të vendimit për të reaguar…

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gjykatësit sportiv gjyqtari maresca milan zlatan ibrahimovic gjykatësit sportiv gjyqtari maresca milan zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2021, 15:33

VIDEO/ Juventusi harron krizën, mund Genoan 3-1

ITALI – Juventusit duket sikur e ka kaluar momemtnin e saj të vështirë pasi në kampionat ka regjistruar fitoren e dytë rradhazi me fitoren ndaj Genoas e s...