Sport

Roma rrezikon “Euro 2020”, Gravina i shkruan kryeministrit Draghi

12 Prill 2021, 10:20 Nga DOSJA

ITALI – Disa ditë më pas UEFA do të duhet të vendosë, nëse Roma do të jetë në mesin e qyteteve pritëse të Euro 2020. Për këtë ajo kërkon si garanci, që të paktën një pjesë e tifozëve të jenë të pranishëm në “Olimpico” për ndeshjen hapëse dhe për ndeshjet e tjera të planifikuara për t’u zhvilluar në kryeqytetin italian.

Për këtë arsye, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i dërgoi një letër gjatë fundjavës kryeministrit, Mario Draghi, në të cilën ai i kërkoi atij “të punonte për të siguruar, që UEFA të konfirmojë Romën, si një prej qyteteve ku do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2020”.

Në letër, ndër të tjera, Gravina nënvizon afatin e 19 prillit, si datën e fundit “për të siguruar praninë e 25% të publikut në stadiumin “Olimpico”, siç kërkohet nga UEFA. Ai i kërko ndihmë kryeministrit Draghi që të ndërhyjë te autoritetet shëndetësore për të lejuar publikun në stadiume, si kusht i panegociueshëm i UEFA-s për finalet e Euro 2o2o.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “olimpico” covid-19 gabriele gravina mario draghi “olimpico” covid-19 gabriele gravina mario draghi

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2021, 15:33

VIDEO/ Juventusi harron krizën, mund Genoan 3-1

ITALI – Juventusit duket sikur e ka kaluar momemtnin e saj të vështirë pasi në kampionat ka regjistruar fitoren e dytë rradhazi me fitoren ndaj Genoas e s...