Sport

Nina “tradhëton” Neymar-in, futbollisti në qendër të vëmendjes: Po shikonte ndeshjen në një kanal pirat

12 Prill 2021, 11:39 Nga DOSJA
Nina “tradhëton” Neymar-in, futbollisti në qendër

FRANCË-A mundet një kampion që fiton gati 30 milion neto në një sezon të shikojë një ndeshje të ekipit të tij në faqe pirate? Padyshim që po, duke pasur parasysh atë që Neymar bëri të shtunën në mbrëmje, duke shpërndarë në Instagram një nga story-t gjastë ndeshjes PSG-Strasbourg. Sulmuesi brazilian ndodhej në shtëpi,pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Lille.

Neymar, megjithatë, nuk i kushtoi vëmendje faktit që në këndin e sipërm të majtë të ekranit të laptopit dallohej qartë fotoja Nina-s, 28 vjeç dhe  vetëm një kilometër larg shtëpisë së brazilianit . Për më tepër, një vajzë që lufton me nxehtësinë jo normale, duke pasur parasysh rrobat që ka veshur. Reklama klasike  që shpesh e hasni kur lidheni me një faqe streaming, përfshirë reklama që hapen kudo.

Tifozët e PSG-së qeshën me të, të kënaqur me faktin se edhe një njeri i pasur si Neymar në fund të fundit mund të bëjë pikërisht të njëjtën gjë – jo saktësisht legjitime.Një reagim tjetër ndoshta do të kishte Canal Plus, i cili në shkurt shpëtoi transmetimin e Ligue 1, duke marrë përsipër – padyshim me një shpenzim shumë më të vogël transmetimin e kampionatit francez.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll