Sport

Apeli i Dukës: “Anëtarët e KOKSH-it, të përdorin të drejtën e votimit për të ndryshuar historinë e kësaj organizate

11 Prill 2021, 18:39 Nga DOSJA
Apeli i Dukës: “Anëtarët e KOKSH-it, të përdorin

TIRANE – Pak ditë para mbajtjes së Asamblesë Zgjedhore të KOKSH-it, presidenti i FSHF-së, ndërsa ka shprehur distancimin nga këto zgjedhje, nëpërmjet të letre publike, u ka bërë apel edhe federatave të tjera sportive, anëtare të këtij organizmi sportiv në Shqipëri, që të distancohen dhe votën e tyre ta përdorin për të ndryshuar historinë e deritanishme të veprimtarisë së KOKSH-it.

Letra publike e Presidentit Duka, përpara Asamblesë së KOKSH

“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar përpara asamblesë zgjedhore.

Caktimi i datës së zhvillimit të saj në kulmin e fushatës së zgjedhjeve politike, vetëm 7 ditë përpara datës 25 prill, është një veprim që synon të ndikojë politikisht në rezultatin e tyre. Ne e kemi kundërshtuar përfshirjen në kandidim për president të një deputeti që synon të zgjidhet përsëri në listën e PS. Ky është një politizim i hapur dhe shumë i dëmshëm për një organizatë sportive, që në statutin e saj përcaktohet si apolitike. Është e qartë që edhe vetëm kandidimi i një personi me pozicionim të qartë partiak është një faj i rëndë.

Opinioni sportiv është njohur me tentativën e një komisioni anonim, që kërkon të ndikojë në procesin zgjedhor duke përjashtuar nga kandidimi dhe votimi individë dhe 23 federata anëtare të KOKSH. Kjo është një tentativë jo statutore që synon të ndryshojë votuesit dhe listën e kandidatëve për ti hapur rrugë manipulimit të zgjedhjeve. FSHF dëshiron t’i bëjë të qartë iniciatorëve të këtyre veprimeve se, nëse vazhdojnë me këto veprime, do të kallzohen penalisht në gjykatë.

FSHF i fton të gjithë anëtarët e KOKSH që të përdorin të drejtën e tyre të votimit për të ndryshuar historinë e deritanishme të kësaj organizate dhe për ta rikthyer atë në rrugën e ligjshmërisë. Nëse dikush mendon se mund të përdorë presionin politik mbi anëtarët e Asamblesë apo se mund të manipulojë zgjedhjet, atëherë le të bëhemi bashkë për të treguar forcën dhe vullnetin tonë në dobi të sportit dhe drejtësisë.

KOKSH është organizata jonë dhe jo e atyre që e kanë marrë peng politikisht dhe duan të vazhdojnë ta mbajnë peng edhe në të ardhmen,” – përfundon letra e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport armand duka asamblesë koksh armand duka asamblesë koksh

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2021, 15:33

VIDEO/ Juventusi harron krizën, mund Genoan 3-1

ITALI – Juventusit duket sikur e ka kaluar momemtnin e saj të vështirë pasi në kampionat ka regjistruar fitoren e dytë rradhazi me fitoren ndaj Genoas e s...