Aktualitet

Bllokohet linja e transportit në fshatrat e Gjirokastrës, banorët kërcënojnë me protesta

15 Maj 2019, 11:46 Nga DOSJA
Bllokohet linja e transportit në fshatrat e Gjirokastrës, banorët

GJIROKASTËR- Banorët e disa fshatrave në Gjirokastër kanë mebetur të izoluar, pasi janë bllokuar linjat e transportit në Libohovë. Sipas informacioneve mësohet se Task Forca e Tiranës ka ndaluar qarkullimin e linjave të transportit për arsye të dyshimta sipas pronarëve të këtyre linjave.

Por dhe pse bllokimi bëhet për pronarët që kanë linjat e transportit, të bllokuar kanë mbetur banorët e zonës. Kjo përplasje ka sjellë bllokimin e 1000 banorëve të cilët janë në ditën e katërt që kanë mbetur të izoluar.

Ata shprehen të shetësuar për këtë gjë, pasi janë dhjetëra nxënës që frekuentojnë shkollën e mesme në Gjirokastër apo destinacione të tjera, shërbime mjekësore për pacientë, banorë të zonës që punojnë në pjesë të ndryshme të Gjirokastrës.

Paralizimi i linjave ka ardhur pasi ato nuk duhet të operojnë nga qendrat administrative, në drejtim të qendrave të mëdha urbane ndërkohë që disponojnë leje nga Bashkia e Libohovës. Ky handikap dhe kjo përplasje mes institucioneve shtetërore, “paguhet” nga banorët të cilët detyrohen të qarkullojnë me këmbë përditë 40 kilometra.

Për këtë problematikë, kryetari i fshatit Artur Mushi, ka kërkuar zgjidhje nga autoritetet pasi në të kundërt, banorëve u ngelet si mënyrë sensibilizimi, bllokimi i aksit nacional Gjirokastër-Kakavije tek kthesa e Libohovës.

Bashkia e Libohovës më kot ka tentuar negocim me Ministrinë e Transporteve pasi kjo e fundit nuk ka dashur të jetë tolerante në këtë drejtim dhe rrjedhimisht odiseja e banorëve të Nepravishtës dhe fshatrave përreth, do të vijojë pa pushim.

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen banoret ne libohove gjirokstara libohova linjat e transportit ne gjirokaster bllokohen banoret ne libohove gjirokstara libohova linjat e transportit ne gjirokaster

Sondazh

Poll