Aktualitet

Trafikuan 2.5 tonë drogë drejt Italisë, Apeli lë në fuqi dënimet për anëtarët e grupit (EMRAT)

15 Maj 2019, 09:25 Nga DOSJA
Trafikuan 2.5 tonë drogë drejt Italisë, Apeli lë në

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali dy vite më parë.

Sipas informacioneve mësohet se Apeli ka lënë në fuqi dënimin me dy vite burg për punonjësit e Doganës, Gëzim Dervishi, Agron Kapllanaj dhe Milahil Hila.

Po ashtu në fuqi u la dhe vendimi për të arrestuarit si trafikant, të cilët do të vuajnë dënimin përkatësisht, Euron Hoti 15 vite dhe Malton Lleshaj 13 vite.

Një dënim më të ulët ka marrë, Aurel Laze, i cili do të vuajë vetëm 2 vite burg pasi akuzohet për bashkëpunim në krim.

I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi. Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë.

Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, ës htë duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2.5 ton droge agron kapllanaj gezim dervishi krimet e renda malton lleshaj 2.5 ton droge agron kapllanaj gezim dervishi krimet e renda malton lleshaj

Sondazh

Poll