Aktualitet

Mbërrin në Rinas trupi i Major Tanushit, familjarët me lot në sy përqafojë njëri-tjetrin

15 Maj 2019, 11:16 Nga DOSJA
Mbërrin në Rinas trupi i Major Tanushit, familjarët me lot

Tiranë- Sapo ka mbërritur në Rinas, trupi i Major Tanushit i cili mbeti i vrarë gjatë stërvitjes në Letoni.

Në aeroport ndodhet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, familjarët dhe prindërit e majorit të ndjerë. Sapo ka mbërritur trupi i pajetë familjarët kanë shpërthyer në lot.Gratë të gjitha të veshur me të zeza, lotojnë teksa shikojnë ceremoninë në nder të Majorit.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi. Ai nuk u mbijetoi plagëve dhe humbi jetën më 10 maj. Nga shpërthimi bombës humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, në ditën që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndarja e jeta e klodian tanushit trupi i tanushit mbërrin në atdhe ndarja e jeta e klodian tanushit trupi i tanushit mbërrin në atdhe

Sondazh

Poll