Aktualitet

Zbardhet dëshmia e aktivistes së LSI-së: Mbishkrimi për Borchardt nuk është bërë nga unë

15 Maj 2019, 09:34 Nga DOSJA
Zbardhet dëshmia e aktivistes së LSI-së: Mbishkrimi për

Tiranë- Pas një nate në qeli është lënë e lirë Ana Azizaj e cila shkroi me bojë të zezë parrullën “Borchardt, Turp të të vijë” në hyrjen e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. Mësohet se ajo është shprehur para policisë se mbishkrimi nuk është bërë nga ajo.

“Mbishkrimi nuk është bërë nga unë. Isha në hyrje të pallatit me një grup të rinjsh”, është shprehur ajo. Ana Azizaj është liruar mëngjesin e sotëm nga policia pasi u shoqërua mbrëmjen e djeshme.

Ajo bashkë me disa të rinj shkruan dy ditë më parë poshtë banesës së ambasadorit parrullën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës. Ana Azizaj ka qenë edhe kandidate 35-të në listën e LSI-së në Tiranë.

Kujtojmë që e gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së. Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme “çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deklarata e azizajt në polici lihet e lirë aktivistja e lsi-së shoqërimi i ana azizajt deklarata e azizajt në polici lihet e lirë aktivistja e lsi-së shoqërimi i ana azizajt

Sondazh

Poll