Aktualitet

Ulet numri lindjeve në vend, Gjirokastra e fundit në listë për lindshmërinë

15 Maj 2019, 10:07 Nga DOSJA
Ulet numri lindjeve në vend, Gjirokastra e fundit në listë

Tiranë- Numri i lindjeve në Shqipëri është ulur me 10.1 për qind në tremujorin e parë të vitit 2019 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Sipas INSTAT, numri i lindjeve në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 5,986. Qarku me numrin më të madh të lindjeve është qarku i Tiranës me 1,985 lindje, ndërsa numri më i vogël i lindjeve është regjistruar në rrethin e Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë, me 97 lindje.

Ndërkohë, Shqipëria regjistroi 5,949 vdekje në tremujorin e parë të vitit 2019, e cila ranë me 5.7 përqind në baza vjetore. Sipas INSTAT, numri më i ulët i vdekjeve për tremujorin e parë të vitit 2019 është regjistruar në rrethin e Kukësit, në verilindje të Shqipërisë, me 134 vdekje, me 11.3 për qind nga viti në vit. Në këtë periudhë rrethi i Tiranës ka numrin më të madh të vdekjeve, me 1,423 vdekje, me 4.9 për qind nga viti në vit.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lindjet në vend tirana vendin e parë për lindje ulet numri i lindjeve në vend lindjet në vend tirana vendin e parë për lindje ulet numri i lindjeve në vend

Sondazh

Poll