Aktualitet

Parulla për Borchardt-in, pas një nate në qeli lihet e lirë aktivistja e LSI-së: S’e kam bërë unë

15 Maj 2019, 08:35 Nga DOSJA
Parulla për Borchardt-in, pas një nate në qeli lihet e lirë

Tiranë- Pas një nate në qeli është lënë e lirë Ana Azizaj e cila u akuzua se shkroi me bojë të zezë parrullën “Borchardt, Turp të të vijë” në hyrjen e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. (Lexo këtu)

Dosja.al mëson se vajza e re është pyetur për disa orë nga policia dhe është lënë e lirë mëngjesin e sotëm. (lexo këtu)

Ajo u shoqërua mbrëmjen e djeshme  dhe mësohet se para policisë ka mohuar që të ketë shkruar ajo parullën. Ajo ka pranuar që ishte me studentët poshtë pallatit të ambasadorit.

Studentja, e cila angazhohet në strukturat e të rinjve të LSI-së, bashkë me të rinj të tjerë shkruan dy ditë më parë poshtë banesës së ambasadorit parullën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.

Kujtojmë që e gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së. Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme “çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së.

“Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”, theksoi PD, duke mos e marrë përsipër aktin e të rinjve që angazhoheshin në strukturat e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirimi i ana azizajt sulmi ndaj banesës së bernd borchardt. lirimi i ana azizajt sulmi ndaj banesës së bernd borchardt.

Sondazh

Poll