Aktualitet

Krimet e Rënda lënë në fuqi vendimin, burg përjetë për Fadil Kasemin që vrau gruan gjyqtare

15 Maj 2019, 10:13 Nga DOSJA
Krimet e Rënda lënë në fuqi vendimin, burg përjetë

Tiranë- Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda ka lënë në fuqi vendim me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin. Krimeve të Rënda kanë lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila dha burg përjetë për të. Kasemi qëlloi për vdekje gjyqtaren Fildes Hafizi në 31 gusht 2017.

Në seancën e fundit gjyqësore ai u shpreh është penduar për krimin, ndërkohë që, kërkoi  të merreshin parasysh edhe motivet që e kanë shtyrë atë drejt vrasjes së ish-bashkëshortes, si ndalimi për të takuar fëmijët, tradhtia bashkëshortore dhe investimet e bëra karshi saj.

Çështja e zgjatur prej më shumë se një viti e gjysmë përfundoi pas 24 seancash, ku nuk munguan mbi 20 dëshmi, midis të cilave edhe të personit që u kërcënua me armë nga Kasemi që të largohej nga vendi i krimit si edhe të fëmijëve të çiftit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dënimi me burgim të përjetshëm fadil kasemi vrasja e fildez hafizit dënimi me burgim të përjetshëm fadil kasemi vrasja e fildez hafizit

Sondazh

Poll