Aktualitet

Pas akuzave për grekët/Miku i Alket Rizait thirrje nga burgu Klodian Lekocajt: Mos bëj armiq, ndikon edhe te ne

15 Maj 2019, 09:27 Nga DOSJA
Pas akuzave për grekët/Miku i Alket Rizait thirrje nga burgu Klodian

Greqi- Miku i Alket Rizait, Fabio Dushi i ka bërë thirrje nga burgu, Klodian Lekocajt që të mos bëj armiq pasi sipas tij kjo klimë i ndikon te të gjithë.

Pak kohë më parë 31-vjeçari shqiptar Fabio Dushku dhe disa miq të tij, brenda në qeli në burgun e Koridhalosit kundërshtuan deklaratën e shqiptarit Klodian Lekocaj, i dënuar për vrasjen e avokatit Michalis Zafiropoulos, i cili njihet gjerësisht në media si koka e bandave në Greqi.

Lekocaj ankohet dhe tregon sipas tij torturat që po heq në burgun e Greqisë. Por këto akuza janë mohuar nga Dushku i cili shprehet se askush nuk e keqtrajton Lekocajn dhe sipas tij ai e bën këtë thjesht për vëmendje.

“Klodiani po na bën rezil, nuk po e keqtrajton njeri. Do të fitojë vëmendje. 14 vite në burg e ruan shteti grek. Janë me karakter të burgosurit shqiptarë. Na lejojnë të mbajmë flamurin. Ju bëj thirrje mediave se atë po e ndihmojnë. Ruhet me masa të rrepta sigurie.”, është shprehur ai për Jeta Osh Qef.

Ndërsa për mediat greke ka deklaruar: “Për mua ai është zero, i bëj thirrje të mos bëjë armiq të tjerë sepse kjo klimë na ndikon të gjithëve.”

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i koridhalios greqi fabio dushku klodian lekocajt burgu i koridhalios greqi fabio dushku klodian lekocajt

Sondazh

Poll