Politike

Mbaruan personalitetet shqiptare? Rama i vendos emrin e ‘Zayed’ aeroportit të Kukësit, KUPTIMI dhe ‘prapaskenat’ e emr

11 Prill 2021, 17:32 Nga DOSJA
Mbaruan personalitetet shqiptare? Rama i vendos emrin e ‘Zayed’

KUKËS– Kur na ndan edhe një javë nga hapja e aeroportit të Kukësit, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe emrin e tij. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se aeroporti i dytë në vend do të “pagëzohet” me emrin: Zayed-Flatrat e Veriut. Por nuk ka dhënë shpjegime se përse ka zgjedhur këtë emër dhe nga çfarë është inspiruar. 

Përveç pjesëzës “Flatrat e Veriut”, fjala që bën përshtypje është “Zayed”. Nga kërkimi në Google rezulon se bëhet fjalë për një prej personave më të pasur në botë, princi i ndjerë i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arab, Zajed bin Sultan Al Nahjan (Zayed bin Sultan Al Nahyan).  Ky i fundit ka ndërruar jetë më 2 nëntor të vitit 2004, në moshën 86-vjeçare. 

Por përse emri i tij duhet që të jetë i pllakosur përjetë në një prej aeroportëve të ndërtuar nga paratë e taksapaguesëve shqiptarë? Sërish bazuar në rezultatet e motorit të kërkimit, shkruhet se përfshirja nga Emiratet e Bashkuara Arabe në zonën e Kukësit daton që nga Lufta e Kosovës (1999). Emiratet e Bashkuara Arabe kontribuan me shuma të mëdha parash, ndihma humanitare, ndërtuan një kamp refugjatësh shumë efikas për shqiptarët e Kosovës dhe një pistë ajrore për furnizimet e ndihmave hyrëse në Kukës në Shqipërinë Veriore. 

“Emiratet e Bashkuara Arabe financuan ndërtimin e një aeroporti i cili përfundoi në 2006 dhe pritej të punësonte më shumë se 200 njerëz, duke ndihmuar ekonominë lokale duke hapur më shumë mundësi turistike për rajonin. Në 2021 emri u ndryshua në Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut nga Kryeministri Edi Rama, për nder të investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe,”-shkruhet në Google. 

Por me kë është konsultuar qeveria për vendosjen e këtij emri? Princi i ndjerë i kurorës mund të ketë qenë një prej ‘filantropëve’ më të mëdhenj të kohës por kjo nuk i jep të drejtën që një objekt kaq i rëndësishëm të mbajë emrin e tij. Por mesa duket kryeministri Edi Rama ka vendosur gjithçka vetë.

Ndërkohë që vendet e rajonit, fqinjët tanë, kanë zgjedhur figura të spikatura për t’i treguar botës pjesë të kulturës së tyre, ne tregojmë “shokët e ngushtë”. Përballë “Nikolla Tesla” në Serbi; “Adem Jashari” në Kosovë; “Eleftherios Venizelos” në Athinë, ne kemi “Zayed” në Kukës.

Të jemi vërtetë kaq në “krizë” për të gjetur një personalitet që na bën krenarë? Këtë e di vetëm kryeministri…

(f.g.k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aeroporti i kukesit aeroporti zayed-flatrat e veriut edi rama zayed-flatrat e veriut aeroporti i kukesit aeroporti zayed-flatrat e veriut edi rama zayed-flatrat e veriut

Sondazh

Poll