Rama tregon se pse u fut në politikë: Isha emigrant, doja të merrja fatin tim në dorë
11 Prill 2021, 12:25Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen se për çfarë u fut në fushën e politikës. Gjatë një takimi në Laprakë, kryeministri ka treguar se nuk u fut në politikë për tu bërë politikan, por sepse ishte në emigracion dhe donte të merrte në dorë fatin e tij. Sipa tij, ai është i vetëm kryeministër që kishte lëvizur në të gjithë Shqipërinë.
“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan, por se isha në emigracion. Më futi besimi tek vetja. Hera herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe kanë përfunduar në fund të greminës. Ajo pjesë e njerëzve që besojnë tek puna, tek vetja, tek guximi, i kanë lënë të tjerë që të delegojnë fatin e tyre. Unë kam hyrë në këtë rrugë, pikërisht që fatin tim, të familjes time, të vendit tim, mos tua delegoja të tjerëve. Sot jam këtu që t’u them shqiptarëve; mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u dorëzoni. Ngjitja drejt majës ku duam të mbërrijmë është e vështirë. unë i kam realizuar të gjitha. I kam pasur të gjitha nderët nga populli im. Unë s’jam këtu për veten, ne, Erjoni, ju të gjithë e duam Shqipërinë jo për pushtetin, kurse ata e duan për pushtetin. Po të shohësh km në makinën time është më i gjatë se sa ajo e kryeministrave të gjithë bashkë në vendin tonë për shkak të udhëtimeve të mia në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se gazetari Baton Haxhiu sipas të dhënave që sugjeron qytetari dixhital ka privatizuar dhe po rrëmben zonën ...
TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar pas skandalit të publikuar nga Lapsi.al ku shihet sesi Partia Socialiste ka mbledhur të dhënat personale të mbi 910 mijë v...
TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka ndarë në rrjetet sociale një ndodhi personale në më pak se 24 orë me sondazhet që po zhvillohen në prag të zgjedhjeve të...
ELBASAN– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me familje të vjetra të qytetit të Elbasanit.Gjatë fjalës së tij, Basha tha...
Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përaf...
KOMBINAT– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë të Kombinatit, ku ngriti shqetësimin pë...
ELBASAN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë rrugës për në qytetin e Elbasanit, është pritur nga rreth 300 makina me qytetarë dhe simpatiz...
SARANDË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka denoncuar rrugën e prishur në Borsh, (e ndërtuar nga Salillari), duke e quajtur një “kryevepër të babëzisë”....
SARANDË– Teksa dy javë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, presidenti Ilir Meta ka vendosur të relaksohet dhe të kalojë fundjavën në jug të vendit.Përmes...