Politike

Basha takim me pensionistët, iu jep zemër: Kemi kaluar vështirësi më të mëdha, jemi rracë e fortë

11 Prill 2021, 15:31 Nga DOSJA
Basha takim me pensionistët, iu jep zemër: Kemi kaluar

LIBRAZHD– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me pensionistë në qytetin e Librazhdit, ku edhe ndodhet pasditen e sotme. Pasi ka dëgjuar të gjitha ankesat e qytetarëve, Basha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet nuk do të ndodhin mrekulli por situata do të normalizohet. 

Ndër të tjera, numri një i opozitës i ka kërkuar qytetarëve që të kenë durim duke kujtuar se vendi ka kaluar vështirësi edhe më të mëdha. 

“Shqiptarët nga natyra nuk janë rrëzuar asnjëherë përballë vështirësive. Mesazhi i fundit që kam për ju është ky: e di që keni kaluar 8 vite shumë të vështira, ku më shumë janë rritur çmimet sesa pensionet. Por të keni besim se jemi rracë e kockë e fortë, kemi kaluar vështirësi. Një qeveri që kujdeset për ju do t’ja dalë. Brenda një kohe të shkurtër do ta zëvëndësoni mërzinë, ankthin, depresionin me gëzim dhe shpresë. Nuk premtoj mrekulli por iu premtoj që do ta normalizojmë situatën dhe do të ndjeheni shumë më mirë sesa sot,“-u shpreh Basha në takimin me pensionistët në Librazhd.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne librazhd lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne librazhd lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll