Politike

Si përgjohet vota! “Të sigurtë” për PS janë Ardit Gjebrea e Alketa Vejsiu, Ermal Mamaqi me drejtim nga PD, R

11 Prill 2021, 14:42 Nga DOSJA

TIRANË– Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me listën sekrete që Lapsi.al ka siguruar lidhur me të dhënat personale të personazheve “VIP” në vendin tonë. Bazuar në të dhënat e mbledhura, sigura të ekranit janë ndarë në votues të PS ose si jo të tillë.

Moderatori dhe këngëtari Ardit Gjebrea konsiderohet votues i sigurtë, po e njëjta gjë dhe me Alketa Vejsiun e cila mbikqyret si patronazhiste nga Erald Qosja. Ndërsa Rovena Dilo që figuron votë e sigurtë socialiste monitorohet nga Anila Grabocka. Ermal Mamaqi konsiderohet si votues i Partisë Demokratike, ndërsa Arbana Osmani për PS-në e dërgon votën e saj këto zgjedhje tek Lëvizja Socialiste për Integrim. 

Një skandal është zbuluar sot nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021 investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll